KontX Mobile REST (Android)

KONTX REST MOBILE

ÇKA ËSHTË KONTX REST MOBILE ?

KontX REST MOBILE ofron zgjidhje teknologjike për operatorët e restoranteve. Menaxhimi i sallonit – tavolinave, vetë-shërbimi, shërbimi i paketimeve, përcjellja e kamerierëve, sistemi i grumbullimit, integrimi i hoteleve, të pakompenzueshmet, pijet falas dhe zbritjet, ndarje adicioni, shitje me barkode, sistemi i printimit, mbështetja e gjuhëve të huaja, programi i magazinës, prodhimi dhe kostoja, përcjellja e të rejave, grafikët dhe modulet e raportimit, falë të cilave ju sigurohet një dominim mbi tërë restorantin.
Çfarë bënë KontX REST MOBILE?
Përdorimi nga tavolina në distancë: Një aplikacion i ngjashëm me Interface-ndërfaqen e aplikacionit REST KontX është instaluar në kompjuterin tuaj. Mund të përdoret në Aplikacionin Mobile Restaurant me çdo pajisje mobile që lidhet me këtë kompjuter përmes lidhjes së largët të kompjuterit. Ky është një aplikacion i Windows i përdorur me lidhje të largëta në desktop, pra nuk është një aplikacion i zhvilluar për smartphone dhe tabletë si aplikacionet e tjera celulare.
Ndërfaqja e avancuar – Advanced Interface: KontX REST MOBILE Aplikimi mund të përdoret me KontX REST, e cila është një ndërfaqe praktike dhe e avancuar e përdoruesit, e ngjashme me ndërfaqen e tavolinës, adicionit, llogarisë dhe të menysë
Mbështetja e Printerit: Të gjithë printerët e përcaktuar përmes Terminaleve manuale mobile të restoraneve mund të lidhen në kompjuterin e largët në desktop, mund të përdoren për të printuar daljet përmes aplikacionit mobil të restorantit.
Mund të hapet numri i pakufizuar i sallave dhe numër i dëshiruar i tavolinave për çdo sallë. Sallave dhe tavolinave mund t’u jepen emra të veçantë. Autorizimet e bazuara në përdorues përcaktohen në salla dhe përdoruesit lejohen të kryejnë transaksione vetëm në sallat ku ata janë të autorizuar. Mund të sigurohet që shitjet e bëra nga salla mund të bien veç e veç nga ushqimi, pijet dhe dyqanet e ndryshme.
Ekrani i shitjes në restorant është dizajnuar që të jetë plotësishtë në përputhje me përdorimin e PC me touch screen – ekran me prekje. Në ekranin e shitjeve ju mund të kryeni veprime interaktive për të gjitha sallat dhe tavolinat.Tregon një nga një oraret e hapjes së tavolinave aktive, orën e dhënies së porosisë së fundit, llogarisë apo nëse ekziston një ose më tepër llogari.
Ju mund të bëni referime të printerit. Për shembull, nëse jepni përkufizimin e largimit të ushqimeve nga kuzhina, nga kuzhina do të del një kërkesë për porosi që u përket vetëm produkteve të llojit ushqimor. Në kërkesën për porosi gjinden të dhënat si numri i tavolinës, emri i kamarierit dhe ora.