Menaxhimi i Prodhimit

Menaxhimi i prodhimit

Prodhimi është proces i kryer në fabrikë ose punëtori prodhuese nga ndërmarrjet të cilat prodhojnë produkte të caktuara duke i kaluar disa lëndë të para të caktuara nëpër procese të caktuara. Metodat e ndryshme të prodhimit mund të përdoren në sektorë të ndryshëm dhe ekziston gjithashtu një strukturë prodhimi e cila standardizohet së bashku. Duke menaxhuar prodhimin, ju mund të kurseni edhe në kohë edhe në kosto.

Menaxhimet e prodhimit që kursejnë në kohë dhe kosto

Menaxhimi i prodhimit është një proces që duhet të integrohet me blerjen dhe shitjet.. Për dhënien e urdhërit për prodhimin e një porosie të marrë nga klienti, për porositjen e repromaterialit nga furnitorët me qëllim realizimin e prodhimit, duhet të punohet në integrimin me blerjet dhe shitjet. Pas dhënies së urdhërit për prodhim, edhe urdhërat e punës që do të shkojnë në makina dhe planifikimi i personelit që do të punojë në këto makina janë gjithashtu të rëndësishëm nga aspekti i llogaritjes së kostos dhe planifikimit të kohës.

ISOFT është duke u përdorur në mënyrë efikase nga kompani të ndryshme që prodhojnë në sektorë të ndryshëm. Në secilin proces, nga krijimi i recetës së prodhimit deri në dhënien e urdhërit për porosi, sigurohet përdorimi i detajuar I I-SOFT-s.

• Përkufizim i detajuar i recetave
• Urdhërat për prodhim dhe punë
• Prodhimi automatik i gjysëmprodukteve
• Përcjellja e humbjeve dhe firove
• Prodhimi automatik i bazuar në porosi
• Raportet e llogarisë së kostos dhe analizës së kostos
• Kontrolli i kualitetit
• Planifikimi i prodhimit
• Përcjellja e ngopjes së prodhimit
• Përdorimi i Planifikimit/Realzimit
• Mbështetja e Kontrollimit të Kualitetit
• Reçetat e avancuara: Sasitë e materialeve të futura në procesin e prodhimit me recetat e përcaktuara përmes modulit të Menaxhimit të Avancuar të Prodhimit, dalja, dhënia e firos, gjysmë-produktet e dala, mund të përcaktohen me formula. Në recetë mund të specifikohen kushtet e përdorimit të lëndës së parë. Mund të përdoren përkufizimet e rutave se në cilin operacion dhe me çfarë renditje do të hyjnë lëndët e para..
• Prodhimi dhe urdhërat e punës: Automatikisht mund të përcaktohen urdhërat e nën-punëve për secilin urdhër të prodhimit për çdo material të porositur dhe varësishtë nga receta e përzgjedhur për urdhërin e këtij prodhimi, në cilin stacion të punës, cili operacion në cilat materiale do të zbatohen.
• Prodhimi automatik i gjysëm-produkteve: Në përkufizimet e recetave, duke i përkufizuar edhe nën-recetat e gjysëm-produkteve, automatikisht krijohet pema e produktit dhe gjatë procesit të prodhimit, në bazë të nën-recetave, automatikisht krijohen urdhërat e punës..
• Integrimi i porosive: Me porositë që i keni marrë nëpërmjet sistemit të para-kontabilitetit, është siguruar integrimi. Në bazë të porosive të marra drejtpërsëdrejti mund të jepen urdhërat për prodhim dhe mund të monitorohet gjendja momentale e prodhimit përkatës nga lista e porosive. Gjatë procesit të prodhimit, operatorët mund të përcjellin se për porosinë e cilit klient është procesi i prodhimit.
• Analiza e kostos: Analiza e kostos mund të bëhet në bazë të urdhërit të prodhimit, urdhërit të punës dhe recetës së prodhimit. Sipas kostove të përcaktuara, raporti i analizës së kostos mund të merret kur në koston e produktit shtohen kostot e ndryshme si kostoja e amortizimit të një stacioni, shpenzimet e energjisë elektrike, shpenzimet e gazit, shpenzimet e operatorit gjatë kohëzgjatjes së punimeve etj.
• Përcjellja e transaksioneve në bazë të operatorit: Pas regjistrimit të transaksioneve të bëra nga operatorët që punojnë në stacionet e punës (stafi), edhe gjendja e urdhërave të punës, edhe gjendja e urdhërave të prodhimit, gjendja gjithmonë mund të monitorohet nëpërmjet urdhërave përkatës. Pas këtij procesi mund të bëhet printimi i etiketës së barkodeve, e nëse kërkohet, mund të përcillet edhe performansa e operatorit.
• Operacionet, Rutat, Stacionet e punës, Kontrolli i Cilësisë: Përshkrimi i stacioneve të punës për makinat që gjenden në punishte apo në fabrikë, përshkrimi i operatorit për personelin, përshkrimi i operacioneve për proceset e kryera, përshkrimi i rutës për të treguar rendin e operacioneve, përshkrimi i kartelave të kontrollit të cilësisë dhe përshkrimi i kuponave të kontrollit të cilësisë, mund të përcaktohen në modulin e avancuar të prodhimit.

Organizoni prodhimin dhe koston tuaj online !

• Duke përdorur KONT-X 2014 PROFFESSIONAL ju mund të përcaktoni materialet që futen dhe produktet që dalin, së bashku me nën recetat. Ju mund të jepni urdhëra për prodhim, t’i llogaritni kostot tuaja, të përcjellni performancën e punëtorëve tuaj dhe primet e prodhimit. Mund të specifikoni kriteret e kontrollit të cilësisë që duhet të bëhen në mes të çdo urdhëri të punës dhe të siguroni që produktet të plotësojnë disa standarde të kualitetit. Duke i menaxhuar në një mënyrë të shpejtë operacionet tuaja, do të jeni në gjendje t’i avanconi me sukses proceset tuaja.

Sistemi i vetëm për të kthyer prodhimet tuaja në fitim është ISOFT!