Kush jemi ne ?

E themeluar në vitin 2010, I-SOFT SH.P.K. ka punuar si një sistem i menaxhimit komercial për të përmbushur nevojat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërmarrjeve të mëdha dhe të mesme, institucioneve edukative,agjencioneve dhe organizatave qeveritare, si dhe kontrollimin e menaxhimit komercial dhe rregullimin e sektorëve të ndryshëm.

Është duke tregtuar me pako programin komercial online KontX-2014 Software si një shërbim i cili është plotësisht i drejtuar në një infrastrukturë të zhvilluar nga I-SOFT SH.P.K dhe nëpërmjet internetit.

Me qëllim të krijimit të ndërgjegjësimit sektorial, mundësojmë menaxhimin e të gjitha kërkesave përmes një sistemi të vetëm KontX-2014 të zhvilluar nga ekspertët e fushës së softuerëve dhe duke e sjellë në gjendje më lehtë të përdorueshme me përditësimin e përditshëm të moduleve. Ne jemi duke organizuar përdorimin më të lehtë nga ana e punonjësve të çdo niveli të moduleve të përcjelljes së stoqeve – depos, modulin e kërkesave, ofertave, porosive, menaxhimit të financave, bankës, arkës, përcjelljen e çeqeve-faturave, kontabilitetit zyrtar, personelit, prodhimit, shërbimit teknik, programit hotelier.

 

I-SOFT me numra

I-SOFT, më e mira në Kosovë në fushën e softuerëve, sjellë rehati dhe profesionalizëm në sistemin e menaxhimit të kompanive të mëdha, të mesme dhe të vogla sipërmarrëse; I-SOFT me përvojë mbi 11 vjeçare, duke qenë partner i zgjidhjes për qindra kompani, dëshiron që në mbi 700 kompani, mbi 1000 përdorues, mbi 100 video edukative, mbi 200 përdorues të mobil-it, të sjellë teknologjinë e tij dhe t’ju bëjë pjesë të familjes së tij. Ejani, bashkohuni me ne!

 Vizioni

  • Për të parë produktivitetin si parimin tonë të punës,
  • Për të siguruar kënaqësinë e klientëve tanë,
  • Për të ofruar shërbime të dobishme.

Misioni

  • Të plotësojë në tërësi nevojat e menaxhimit të biznesit
  • Të jetë një kompani e preferuar dhe e suksesshme.
  • Të sigurohet që çdo sektor në Kosovë të ketë një sistem online të menaxhimit të biznesit

 

 Vlerat tona

 Të qenit ndryshe,

  • Lëvizja me zero gabime,
  • Të bërit e cilësisë “të përhershme”,
  • Të qenit produktiv,
  • Lëvizja me teknologji,
  • Garantimi i sigurisë,

 

Në çka besojmë?

  • Fokusimi tek përdoruesit është i rëndësishëm.
  • Të rëndësishëm janë përdoruesit e KontX-2014. Ne punojmë për të ofruar një softuer të dobishëm për ju duke punuar me fokusim në përdorues dhe duke lehtësuar sistemet tona të menaxhimit. Për ne është e rëndësishme kënaqësia e klientit.
  • Në Softuer duhet qenë të shkëlqyeshëm, jo të mirë.
  • Ekipi ynë, duke vepruar në bazë të një gjëje të vetme vërtetë të mirë, përqëndrohet vetëm në lehtësimin dhe përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të bizneseve. Qëllimi ynë është që ta bëjmë punën tonë në mënyrë të përsosur.
  • Të qenit i shpejtë, sjellë sukses.
  • Duke ditur se koha juaj është e vlefshme, ne kemi zhvilluar një sistem të marrjes së shpejtë të përgjigjeve në pyetjet e juaja.I projektuar për të qenë mjaftë i shpejtë, qoftë për kompjuter, qoftë për llap-top apo pajisjet mobile, Softueri ynë kryen hyrjen e informatave, kontrollin, menaxhimin dhe operacionet e komandave në kohën më të shkurtër të mundshme.
  • Duhet ndjekur më të mirën dhe të renë.
    Ajo që siguron sukses në Software është përcjellja e të mirave dhe të rejave. Ne zhvillojmë veten kundrejt konkurrentëve tanë duke e ditur se cilët software çfarë ofrojnë për ju.
  • Ekzistojnë dhjetëra informacione të pazbuluara.
    Teknologjia dhe interneti janë një botë e gjerë dhe brenda kësaj bote ekzistojnë dhjetra informata që presin të zbulohen. Si do ta zhvillojmë teknologjinë e I-SOFT, çfarë do të bëjmë për ju dhe se si do t’i përgjigjemi pyetjeve tuaja nuk janë brenda kufijve të bankës sonë të njohurive, por në dritën e informacioneve të pazbuluara të gjithësisë, të cilat ne po përpiqemi t’i zbulojmë..
  • Duhet ta japim më të dobishmen për bizneset.
    Vetëm të qenit i përsosur nuk mjafton. Për bizneset, është e nevojshme të japësh atë që do të ofrojë përfitime sektoriale. Përmes inovacionit dhe eksperimentimit, ne synojmë të krijojmë produkte që ofrojnë shërbim të mirë dhe t’i zhvillojmë ato në mënyra nga më të ndryshmet. Për këtë qëllim sistemet tona i bëjmë të dobishme në module të ndryshme.
  • Teknologjia nuk ka kufi.
    Misioni ynë është të sigurojmë që çdo sektor në Kosovë të ketë një sistem të menaxhimit të biznesit online. Për këtë qëllim, duke integruar bizneset e ndryshme në teknologji, duam të jemi pionierë të zhvillimit të tyre..

Përse dallohet I-SOFT?

  • LEHTË
    • Lehtë instalohet
    • Lehtë mësohet
    • Lehtë përdoret
    • Zgjidhja e lehtë e problemeve
  • SHPEJTË:
    • Përdorimi më i shpejtë i Sistemit online
    • Përdorim i shpejtë me tastaturë
    • Qasje e shpejtë me F10 Kërkuesin e menysë
    • Raportimi i shpejtë me filtra të listave
    • Hartimi i shpejtë dhe i lehtë i raporteve

Për të përdorur programin më të përshtatshëm për biznesin tuaj, për të minimizuar shpenzimet e juaja dhe për të ndërmarrë hapin e parë të ndryshimit, njihuni me I-SOFT!